Organizuar nga “Smart Center” në bashkëpunim me ”KEIN”, sot (12.02.19) në orën 14:00, ka filluar panairi i edukimit ”Prishtina Education Fair 2019″.
Sipas organizatorëve të “Smart Center”, ky panair është një mundësi shumë e mirë për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve të fakulteteve të të gjitha niveleve.
“Në këtë panair ishin të pranishëm universitete të shumta nga Evropa dhe Amerika, me renome e prestigj, me ç’rast u prezantuan edhe programe atraktive dhe bursa studimi”, tha për Radio KFOR-in një përfaqësues nga Smart Center.
Sipas tij, në këtë panair, studentët dhe nxënësit patën rastin që të inofrmohen nga dora e parë nga përfaqësues të universiteteve përkatëse.