Duke filluar nga dita e sotme (12.02.19) e deri më datën 14 shkurt, do të realizohet Ankandi Online i Artit, ku me këtë rast do të publikohen vepra të artit, origjinale dhe autoriale, që përfshijnë piktura, vizatime dhe skulptura.
Organizatori i kësaj ekspozitë të veçantë, artisti Alket Zeqiri, në një prononcim për Radio KFOR-in , tha se një organizim i tillë , në Facebook është bërë që audienca dhe adhuruesit e artit të kenë një dritare më shumë: „Në vendet e zhvilluara, ankandet online, galeritë online dhe forma të tilla, janë praktika tashmë të njohura. Komunikimi mes artistëve dhe audiencës së tyre është lehtësuar dhe përshpejtuar përmes teknologjive të reja.”
Motoja e Ankandit Online është “Aty ku ka art, ka jetë”, ku adhuruesit e artit, koleksionistët si dhe të interesuar mbi artin, do të kenë mundësi të shohin vepra të artit me çmime shumë të favorshme.