Dardanët do të ndeshen me Zvicrën më 9 shtator në Prishtinë, derisa tre ditë më vonë përballen me Rumaninë në udhëtim. Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka folur në konferencën për shtyp, duke thënë se Dardanët duhet të jenë gati dhe të bëjnë më të mirën në fushë: “Ne duhet të jemi gati për të dhënë maksimumin në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka asgjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe duhet ta tregojmë në fushë këtë”, ka thënë fillimisht Gliha.
Rezultati është primar dhe në funksion të arritjes së tij, do të zgjedhim edhe futbollistët, u shpreh trajneri slloven i Kosovës.