Europa League rikthehet me përballje interesante në javën e tretë të fazës së grupeve. Sonte në orën 18:45, vëmendja bie te disa ndeshje kyçe: Genk – Real Betis, Fenerbahçe – Stuttgart dhe Go Ahead Eagles – Aston Villa.
Mbrëmja vazhdon në orën 21:00 me duelin Celtic – Sturm Graz dhe Roma – Viktoria Plzen, dy ndeshje që priten me interes të madh. Celtic dhe Roma, si ekipe me reputacion të madh, synojnë të sigurojnë fitore për të ruajtur kontrollin në fazën e ligës, ndërsa Sturm Graz dhe Viktoria Plzen, do të kërkojnë të surprizojnë me lojë të organizuar dhe ofensivë të shpejtë.
Rezultatet e këtij raundi mund të përcaktojnë rrugën drejt fazave të mëtejshme, ndaj çdo gol dhe çdo moment i lojës do të jenë vendimtarë.







