– Sot feston ditëlindjen, këngëtarja e zhanrit Pop, Raye. E lindur në Londër, Raye ka arritur sukses të madh me hitin “Escapism” dhe me albumin e saj debutues ‘My 21 Century Blues’. Ajo ka fituar 6 çmime BRIT Awards, duke u bërë një nga zërat më të fuqishëm të muzikës moderne.
– Më 24 tetor, të vitit 1986, ka lindur një nga artistët më të mëdhenj të muzikës rap dhe R&B, Drake. Kanadezi njihet si një nga këngëtarët më me influencë në histori të muzikës. Ai ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar shumë çmime Grammy, duke vendosur rekorde në top-listat botërore dhe duke u bërë një nga artistët më të shitur të dekadës së fundit.
– Më 24 tetor, të vitit 2007, pop bendi Backstreet Boys, publikuan albumin e parë pa anëtarin e bendit Kevin Richardson, album të cilin e titulluan ‘Unbreakable’.
– Në këtë datë, të vitit 2020, këngëtarja Billie Eilish, solli koncertin e parë virtual, në shkallë të gjerë, me efekte të realitetit të zgjeruar (XR), të cilin e emërtoi ‘Where Do We Go? The Livestream’. Biletat kushtonin 30 dollarë.







