Në këtë ditë që simbolizon dashurinë, respektin e ndërsjellë në mes partnerëve, në këtë datë, ku preokupim kryesor mbetet ideja se përmes cilës dhuratë të manifestojmë dashurinë që ndjejmë karshi partnerit, ka qindra raste që 14 Shkurtin e kapërcejnë pa e vënë re fare. Dashurinë, për të cilën duhet festuar gjithmonë, gra të shumta nuk e njohin, meqenëse ata që do të duhej t’i dashuronin dhe respektonin ato, ushtrojnë dhunë ndaj tyre. Disa prej këtyre grave e fëmijëve, harrojnë të shënojnë këtë ditë simbolike, duke pasur primare mbijetesën dhe ikjen nga dhuna, me shpresë që do të gjejnë strehim në ‘Qendrën për strehimin e të mbijetuarave të dhunës në familje’.
Kësisoj, aktivistja Blerta Avdili, ka vendosur që të ju ofroj pak dashuri dhe kujdes këtyre grave e fëmijëve, duke filluar me mbledhjen e të hollave përmes një fushate online, pikërisht në ‘Ditën e të Dashuruarve’, 14 Shkurtin dhe ajo për Radio KFOR-in zbuloi më shumë detaje rreth kësaj fushate:
“Pasi që kam kuptuar se rreth 750 gra kanë kërkuar strehim në këtë qendër dhe vetëm 100 kanë arritur të strehohen, jam shokuar dhe menjëherë kam nis së realizuari një fushatë online për mbledhje të fondeve për këtë qendër strehuese”.
Të gjithë ju që dëshironi të ju jepni pak buzëqeshje këtyre grave e fëmijëve, të cilët dashuria i ka tradhëtuar, përbuzur e dhunuar, mund të kontribuoni përmes vegzës së më poshtme:
https://www.gofundme.com/a-valentine039s-for-all?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=fb_dn_cpgntopnavlarge_r&fbclid=IwAR33dX8QZ5LNty-6eDtaM-RF_Tfd07kAYajnfgFj-HHeD2lXMNBKCE4o5Ec