Filmi “Në mes”, me regjisor Samir Karahodën, që e dërgoi Kosovën në Berlinale, është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku atje, të cilët vlerësuan pozitivisht filmin respektiv. Para audiencës, u paraqit i gjithë ekipi i filmit, bashkë me Ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, i cili paraqitjen e suksesshmë të këtij filmi, e cilësoi si një të arritur të madhe për kinematografinë e Kosovës.
Filmi trajton dy tema paralelisht: ‘Fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin’ si dhe nëpëmjet personazheve ‘Portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve, sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes’. “Në mes”, është filmi i parë në Kosovë, që u bë pjesë e garës ndërkombëtare të filmave të shkurtër “Berlinale Shorts”.