Ushqimi që konsumojmë çdo ditë ka një rol mjaft të rëndësishëm për shëndetin e trurit dhe përmirësimin e memories, kështu tregon për Radio KFOR-in, nutricionistja Dafina Demolli nga e cila kemi kuptuar se çfarë duhet të konsumojmë për të pasur memorie të fortë dhe ta përmirësojmë atë: “Llojet e peshqëve si: salmoni, koci, trofta, tuna, sardelet etj. janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3. Omega-3 luan rol të rëndësishëm në përmisimin e kujtesës Ushqimet e pasura me antioksidantë si: manaferra,grejpfrut, bostan, perimet me ngjyrë të gjelbërt etj. të cilat mbrojnë trurin nga dëmtimet oksidative, përmisojnë memorien dhe parandalojnë plakjen e parakohshme. Farat e kungullit dhe arrat janë të pasura me shumë mikronutrientë që janë të rëndësishëm për funksionimin e trurit duke përfshirë vitaminën E, bakrin, hekurin, magnezin dhe zinkun. Qokollata e zezë sidomos ajo me 70% kakao ka në përmbajtje flavonoide të cilat ndihmojnë në rritjen e kujtesës.” Ndërkohë, përveç ushqimeve që ndikojnë pozitivisht në memorie, znj. Demolli gjithashtu ka treguar se disa lloje të ushqimeve që ndikojnë negativisht në shëndetin e trurit janë; Alkooli, pijet me shumë sheqer, shurupi i misrit dhe pijet energjike të cilat rrisin rrezikun e shfaqjes së demencës (humbja e kujtesës). Po ashtu të dëmshme janë yndyrnat trans dhe karbohidratet e rafinuara si dhe sheqernat artificial si Aspartami, që konsiderohet si substancë potencialisht kancerogjene për trurin.