Kryeqytetit tonë po i shtohet edhe një ngjarje muzikore. Nga data 3 deri më 4 dhjetor Prishtina do të jetë nikoqire e “Prishtina Music Conference -PMC” që do të mbahet për herë të parë. Është kompania e mirënjohur e shumë ngjarjeve muzikore Rave, që ka paralajmëruar konferencën e parë të muzikës në Kosovë. Sipas njoftimit të organizatorëve, “PMC- Prishtina Music Conference”, është “konferencë e muzikës me tema specifike gjithëpërfshirëse ku për synim ka zhvillimin e perspektivës ndryshe të mendimit rreth zhvillimit të muzikës në Kosovë, rajon dhe botë.”
Konferenca do mbahet në Kino ARMATA, ndërsa programi do shpaloset së shpejti, siç ka njoftuar Rave.