Sot, më 05 shkurt, Aleanca Franceze në Prishtinë do të jetë nikoqire e edicionit të parë të “Nuit des Idées”, në Kosovë. “Nuit des Idées” që në shqip do të thotë ‘Nata e ideve”, ka për qëllim vetëdijësimin mbi diversitetin, me theks të veçantë rëndësisë që kanë bletët në jetën tonë.
Lidhur me këtë aktivitet Radio KFOR-i ka kontaktuar me Përgjegjësen për Komunikimi dhe profesoreshën e gjuhës frënge, Zana Latifi, e cila na informoi për detajet e ngjarjes: “Ngjarja “Nuit des Idées”, është e organizuar nga Instituti Francez në Paris në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe sivjet i dedikohet bletëve ku do të kemi edhe një program ditor kushtuar kësaj ngjarjeje. Nga ora 18:00, do të ketë një konferencë-debat me profesorin, bletarin dhe specialistin e apiterapisë, Roch Domerego dhe rektorin i universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës, biologun dhe specialistin i biodiversitetit në Ballkan, profesor Fadil Milaku, me temën “Bletët, gardianë të jetës”. Ngjarja do të jetë e hapur për të gjithë dhe do të jetë në gjuhën frënge dhe shqipe. I ftojmë të gjithë që të na bashkangjiten pasi bletët kanë një rol të madh në jetën tonë, mirëpo ndoshta edhe mungesa e infomatave dhe njohurive ka bërë që të mos i kushtojmë shumë rendësi, prandaj një konferencë si kjo, me biolog, do të na ndihmoj që të vetëdijësohemi për rëndësinë e bletëve.”
Ndryshe, “Nuit des Idées” është një ngjarje që orgaziohet në mbarë botën nga e Instituti Francez i Parisit dhe ka për qëllim që të shkëmbej ide lidhur me sfidat e mëdha të kohës sonë.