Në kuadër të parkut kulturur “Ali Podrimja”, të dielën (07.07.19) nga ora 18:00, do të filloj aktiviteti artistik “Art n’Park”, që është një organizim me shumë muzikë, ngjyra e të rinj.
“Art n’Park” është një ngjarje e hapur për artistët me emër, për artistët e rinj, e gjithashtu edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një pasdite të paharruar në parkun kulturor “Ali Podrimja”, në qytetin e Gjakovës, u shpreh kështu për Radio KFOR-in, menaxher i parkut kulturor “Ali Podrimja”, Arbër Lleshi dhe gjithashtu shtoi:
“Përveç filmave, muzikës dhe disiplinave të tjera të artit, ka me pas edhe shumë puntori ku përfshihen qytetarët e sidomos presim që të përfshihen edhe të rinjtë. Do të ngjyroset i gjithë parku, gjithë amfiteatri, të gjitha muret që ndodhen në park dhe do të jetë i hapur për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë me na u bashku.”
Parku kulturor “Ali Podrimja”, do të jetë nikoqir i aktivitetve të shumta kulturore që do të mbahen gjatë muajve në vazhdim dhe qyteti i Gjakovës dhe organizatorët i ftojnë të gjithë t’i bashkohen aktiviteteve të tilla kulturore.