Ka mbetur më pak se një javë që disa hapësira publike në Komunën e Ferizajt të vihen në dispozicion të artistëve të njohur të muraleve, e që përmes artit do të bëjnë thirrje për tolerancë.
Drejtoresha në Komunën e Ferizajt, Lebibe Topalli, për Radio KFOR-in njoftoi se sivjet do të jetë edicioni i 4-të me radhë, ku do të trajtojnë tema të ndryshme, ndërsa këtë vitë tha se për temë do ta kenë tolerance apo do të punojnë ‘Art për tolerancë’:
“Festivali ‘Mural fest’, do të fillojë me datën 10 korrik, ndërsa nga data 11 korrik fillojnë të vendosen artistët në vende të ndryshme dhe përveç muraleve do të ketë edhe grafite 3D, workshope për të rinj, ligjërata të ndryshme dhe me një fjal qyteti i Ferizaji do të mbushet nga qytetarë të shumtë. Kemi organizuar edhe koncerte për tre netë rresht me datat 11, 12 dhe 13 korrik”, tha ndër të tjera znj. Topalli.
Drejtoresha Topalli, përmes Radio KFOR-it ftoi edhe një herë të gjithë artdashësit që të vizitojnë këtë festival, sepse do të ketë aktivitete për të gjithë.