E ardhmja është këtu… Jemi në fillim të vitit 2026 dhe ky vit pritet që të hap një kapitull të ri në teknologjinë e shtëpisë. Pajisjet ‘smart’ pritet që të jenë edhe më të ‘mençura’, më të personalizuara dhe më të integruara në përditshmërinë tonë. Nga automatizimi i plotë te siguria e avancuar dhe menaxhimi efikas i energjisë, shtëpitë e vitit 2026, pritet që të jenë shumë të mençura. Gjatë këtij viti, pritet që asistentët inteligjentë të kenë aftësi parashikuese. Përmes përdorimit të inteligjencës artificiale ata do të rregullojnë ndriçimin, ndezin ngrohjen pak momente para se të arrini në shtëpi si dhe në mënyrë më të avancuar do të na sugjerojnë aktivitete, receta apo detyra bazuar në rutinën tonë. Edhe siguria e shtëpisë do të hyjë në një epokë të re, ku kamerat e vitit 2026, mund të dallojnë më me saktësi njerëzit, kafshët dhe objektet, të njoftojnë vetëm për ngjarje të rëndësishme (jo lëvizje ordinere, të sinjalizojnë sjellje të dyshimta bazuar në modele të të dhënave etj.
Robotët e këtij viti, nuk kufizohen vetëm te fshesa robotike. Gjenerata e re përfshin, robotë që pastrojnë, pajisje shumë funksionale, robotë që monitorojnë cilësinë e ajrit, lagështinë dhe nivelin e zhurmës në shtëpi, modele të vogla që kujdesen për bimët dhe ujitjen e tyre, e etj., e që vijnë çdo herë e më të sofistikuara. Ndërsa energjia bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, pajisjet e mençura, pritet të ofrojnë zgjidhje reale, si termostate të avancuara që zvogëlojnë konsumin, prizat smart që analizojnë përdorimin e çdo pajisjeje dhe panele diellore të lidhura me sisteme të menaxhimit të energjisë. Viti 2026 do të sjellë edhe një sërë pajisjesh të orientuara nga shëndeti, siç janë: sensorë gjumi të integruar në krevate, pajisje që matin cilësinë e ajrit në kohë reale, pasqyra inteligjente për ushtrime dhe analiza të shëndetit, e shumëçka tjetër.
Prandaj, përgatituni për një vit të mbushur me risi teknologjike, për një jetë më moderne dhe më shumë rehati në shtëpi.







