Pas festave të fundvitit, shumë njerëz zgjedhin të fillojnë vitin me një “detoks digjital”, duke i dhënë pushim telefonave, tabletëve dhe pajisjeve elektronike. Qëllimi kryesor është të ulet stresi, të përmirësohet fokusimi dhe të krijohet më shumë kohë për aktivitetet reale, si leximi, sporti apo kohë me familjen dhe miqtë.
Ekspertët thonë se një pushim i ndërgjegjshëm nga ekranet mund të ketë ndikim të dukshëm në shëndetin mendor. Ndër përfitimet më të zakonshme janë përmirësimi i cilësisë së gjumit, reduktimi i ndjenjës së ankthit dhe rritja e produktivitetit. Megjithatë, efektiviteti i këtij detoksi, varet nga angazhimi personal dhe mënyra se si zbatohet një detoks i plotë, të paktën një ditë në javë ose disa orë gjatë ditës, mund të sjellë rezultate të ndryshme.
Përveç përfitimeve psikologjike, specialistët rekomandojnë që gjatë një detoksi digjital të përdoren metoda të tjera për relaksim, si ecja në natyrë, meditim, apo aktivitetet fizike. Ata paralajmërojnë se nuk është një zgjidhje magjike, por një praktikë e qëndrueshme dhe e rregullt mund të përmirësojë dukshëm mirëqenien dhe balancën mes jetës online dhe asaj reale.
Viti i ri është një mundësi ideale për të provuar këtë eksperiencë dhe për të krijuar një fillim më të shëndetshëm digjital.







