Radio K4-i dhe Magazina 4U po vazhdojnë me shpërblimin e dëgjuesve dhe lexuesve të tyre dhe sot (15.04.22) fituesi fatlum i kufjeve SONY, pranoi shpërblimin e tij.
Ishte z. Pajazit Sejdiu, nga qyteti i Mitrovicës, dëgjues besnik i Radio K4-it, i cili do ti shijojë këngët apo muzikën e tij të preferuar me kufjet e reja dhe në një prononcim për Radio K4-in ai tregoi se si doli fitues: “Në veturë gjithmonë e dëgjoj Radio K4-in, sepse më pëlqen shumë. Aty u informova për lojën shpërblyese të cilën e kishin në faqen e tyre zyrtare dhe pyetjet ishin për mua shumë të lehta, meqë e përcjelli dhe e dëgjoj Radio KFOR-in dhe sot unë e fitova këtë super shpërblim. Prandaj, e falënderoj Radio K4-in për mundësinë që ma dhanë për ta takuar ekipin e tyre dhe për ti vizituar edhe studiot e bukura.”
Ju sugjeroj edhe të tjerëve me marr pjesë në lojërat shpërblyese të Radio KFOR-it, sepse u binda që janë shpërblime shumë të mira.