Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosovo), e cila është e përkushtuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, organizon punëtorinë e radhës ‘Kampi i Restaurimit të Sahat Kullës’, ku të përzgjedhurit do të punojë në restaurimin e Sahati Kullës në Prishtinës, e ndërtuar në shekullin e XIX-të, me vlera kulturore, historike dhe arkitekturore.
Menaxherja e projektit në fjalë, Kaltrina Thaqi, për Radio KFOR-in, tregoi se ky projekt shumetnik, do të mbahet nga data 4 deri më 15 dhjetor, me ligjërues dhe restauratorë vendor dhe ndërkombëtar, dhe më tutje shtoi: “Ky ‘Kamp Restaurimi’ ka për qëllim t’i targetoi studentët e arkitekturës, të trashëgimisë kulturore, etnologjisë apo fushave të tjera relevante, të cilët për 12 ditë, do të mësojnë më shumë për materialet dhe teknikat e restaurimit të ndërtesave historike. Afati për aplikim, për studentë, do të mbyllet sot (15 shtator) dhe ne po i mirëpresim aplikacionet nga studentë të të gjitha komuniteteve, nga të gjitha universitetet e Kosovës. Ne kemi pasur pjesëmarrës të ndryshëm edhe gjatë kampeve të kaluara, sepse e fundit këto ndërtesa janë të të gjitha komuniteteve.”
Punëtoria me temën ‘Është çështje kohe: Kampi i Restaurimit në Kullën e Sahatit të Prishtinës’, është pjesë e projektit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit”, zbatuar nga UNDP dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP).