Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Balkan Green Foundation (BGF) publikojnë thirrjen për propozime për organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të), si pjesë e projektit ‘Empower – Engage – Build Ownership’, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Skema e mbështetjes financiare, synon të ndihmoj organizatat e shoqërisë civile lokale në Kosovë, për të zbatuar projekte që adresojnë tri fusha tematike të projektit: Mbrojtjen e Mjedisit, Energjinë e Gjelbër dhe Ekonominë Qarkore si dhe përmirësimi i situatës në terren. Të interesuarit mund të aplikojnë deri më nesër, 12 Prill, ndërsa për detaje të tjera mund të klikoni në këtë link: https://indep.info/…/thirrje-per-grante-te-vogla-dhe-mesme…/