‘Ora e Tokës’, është një lëvizje në të gjithë botën e organizuar nga Fondi Botëror për Natyrën. Ngjarja në fjalë zhvillohet çdo vit dhe inkurajon individët, komunitetet dhe bizneset që ti fikin dritat elektrike jo thelbësore, për një orë sot (25.03.23) apo të shtunën e fundit të muajit mars, nga ora 20:30 deri në 21:30, si një simbol i përkushtimit ndaj planetit tonë. Shënimi i kësaj dite, filloi si një ngjarje pa dritë në Sydney, në Australi, në vitin 2007. Që atëherë, kjo iniciativë për ruajtjen e planetit është rritur, për të përfshirë më shumë se 7.000 qytete, në 187 vende dhe territore, për të treguar mbështetje simbolike për planetin dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore, që prekin atë.
Kështu që edhe këtë vit, për ti dhënë frymë ‘Orës së Tokës’ dhe mesazhit për ruajtjen e planetit tonë, kërkohet nga të gjithë që 60 minuta të fikin pajisjet elektrike, përveç atyre elementare, për ta ruajtur planetin tonë.