Rezulton se një qëndrim optimist na ndihmon të jemi më të lumtur, më të suksesshëm dhe më të shëndetshëm. Optimizmi mund të na mbrojë edhe kundër depresionit si dhe një këndvështrim optimist, mund ti bëjë njerëzit më rezistent ndaj stresit.
Andaj, çdo vit, e enjtja e parë e muajit shkurt, shënon ‘Ditën e Optimistëve’, e organizuar nga ‘Klubi Optimist i Amerikës’, që nga viti 1909. Prandaj, kjo ditë feston jo vetëm optimizmin, por edhe klubet optimiste dhe anëtarët që kanë formuar disa komunitete, për të përfituar të rinjtë, nga puna e tyre që e ofrojnë.
Një nga format më të hershme të optimizmit filozofik, ishte teoria e intelektualizmit moral të Sokratit, e cila ishte pjesë e modelit të ndriçimit të mendjes, nëpërmjet procesit të vetë-përmirësimit, që ka prirje shpresëdhënëse dhe në pritje të rezultateve të mira.