Një mënyrë efikase për të fituar para direkt nga shtëpia është edhe përmes tregut online. Me zhvillimin e teknologjisë përfitimet nga puna online, ka arritur shifra stratosferike, e për të qenë pjesë e këtij tregu të gjerë nuk është diҫka e vështirë ose e pamundur.
Google Adsense, Kurset e ndryshme Online, eBooks dhe Youtube janë vetëm disa nga plaftormat nga të cilat gjenerohen qindra miliona dollarë në mbarë botën. Ky treg përfshin edhe shumë kompani nga Kosova të cilat vazhdimisht po japin udhëzime se si ti qaseni tregut online të punës.
Themeluesi i Kompanisë së PR-it (e specializuar në menaxhim dhe marketing në rrjete sociale) “Dardha”, Z. Dardan Hasku, na jep një këndvështrim mjaft interesant mbi mënyrën e përfitimit të parave përmes punës online: “Online money making në Kosovë është shumë prezent. Këtu ndikojnë shumë faktorë, duke filluar nga fakti se kemi një popullsi të re dhe kreative si dhe shtrirje të madhe të internetit. Fitimi i parave online bëhet në dy mënyra, e para duke e përdorur prezencën online për të bërë biznes (shitje online etj) dhe tjetra duke monetizuar përmbajtjen online (në web, Youtube, Facebook etj.).”