Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e virusit Covid-19, Galeria e Ministrisë së Kulturës (GMK) ka njoftuar se do të jetë pranë artistësve dhe publikut gjatë kohës sa kjo galeri të jetë e mbyllur.
Galeria e Ministrisë së Kulturës ka filluar me paraqitjen virtuale të ciklit “Retrospektivë”, duke filluar nga data 17 mars 2020, ku publiku ka pasur mundësi që të shohë edhe një herë disa nga projektet kulturore (ekspozitat) më të spikatura që janë hapur në dhjetë vjetëshin e fundit në GMK. Paraqitja virtuale ka vazhduar me ekspozitën e vitit 2013 “Imazhi gjuhësor i piktorëve tradicional të viseve tona”, përmes së cilës po ri-ekspozohen edhe një herë veprat e 24 artistëve më të shquar shqiptarë të fillim shek. të XX.
Galeria e Ministrisë së Kulturë ka njoftuar se çdo ditë në faqen e saj, në rrjetin social Facebook, artdashësit do të kenë mundësi të shohin materiale nga ekspozitat e shumta, ku nga fondi i veprave të Galerisë Kombëtare të Kosovës janë zgjedhur krijimtaritë e piktorëve si: Ëngjëll Berisha, Vllado Radovic, Svetozar Kamenoviq, Nustret Salihamixhiqi, Agush Beqiri, Hilmija Qatoviq, Gjelosh Gjokaj, Muslim Mulliqi, Xhevdet Xhafa, Rrexhep Ferri…etj.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë vitualisht punimet e ekzpozitat në Galerinë e Ministrisë së Kulturës:
https://www.facebook.com/Galeria.MKRS/