Oda Ekonomike Gjermano -Kosovare së bashku me zëvendës-drejtoreshën e departamentit për Evropën Juglindore në “Senior Expert Service” nga Bon-i i Gjermanisë, do të jenë prezent në tri komuna të Kosovës, në Ferizaj, Gjilan dhe në Prishtinë.
Shërbimi i ekspertëve seniorë (SES) është pjesë e Fondacionit të Biznesit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ndërkaq Oda Ekonomike Gjermano Kosovare është përfaqësues zyrtar i Shërbimi i ekspertëve senior në Kosovë, që nga muaji shkurt i vitit 2014.
Që nga viti 1983, SES mbështetë ekonomitë e vendeve në transformacion duke dërguar profesionistë dhe menaxherë gjermanë të pensionuar për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe dhënien e përvojës së tyre për ndërmarrjet e Kosovës.
Ekspertë seniorë të pensionuar mbështesin ndërmarrësit kosovar me njohuritë e tyre duke u orientuar kryesisht në kompani të vogla dhe të mesme, institucione publike, bashkësi apo komuna, institucione arsimore dhe organizata ndërkombëtare.
Ekspertët e SES-it përfaqësojnë mbi 50 sektorë, duke nisur nga elektronika, bujqësia, marketingu, administrata, industria kimike, shëndetësia, bukëpjekësit, kasapët e deri tek industria mekanike