Oda e Afarizmit të Kosovës, e cila për mision ka promovimin dhe shërbimin e komunitetit të biznesit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë, fton të gjithë sipërmarrësit që të bëhen pjesë e aktivitetit të radhës, të organizuar nga OFK, i cili është duke u realizuar sot (10 tetor),në Librarinë “Altera”, në Prizren.
Ky aktivitet sa atraktiv po aq i dobishëm, posaçërisht për sipërmarrësit, titullohet” Kafja e mëngjesit me bizneset” dhe më shumë për qëllimin e saj, na tregon zëdhënësja për Marrëdhënie me publikun, Doruntina Gashi
“OAK në vazhdën e aktiviteteve të saj “Kafja e mëngjesit me bizneset”, kësaj radhe ishte në Regjionin e Prizrenit, ku qëllim kryesor i këtij organizimi ishte rrjetëzimi i bizneseve dhe bashkëbisedimi i Odës me bizneset”, u shpreh për Radio KFOR-in, znj.Gashi.
Përmes këtij aktiviteti, dëshmohet edhe njëherë se Oda e Afarizmit është një zë i fuqishëm në mbrojtjen e afarizmit të Kosovës.