Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot (10 tetor) do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër ekipit të Gjibraltarit.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.
Rezultati i kësaj ndeshje do të vlejë për radhitjen e Kosovës në ranglistën e FIFA-s.
Aktualisht, Kosova radhitet në pozitën 119-të në listën e FIFA-s me 1164 pikë, ndërsa Gjibraltari gjendet në pozitën e 197-të me 889 pikë.
Kjo ndeshje do t’i paraprijë ndeshjes së Kosovës kundër Malit të Zi, në kuadër të ndeshjeve për Kampionat Evropian 2020.
Ndeshja me Malin e Zi do të luhet të hënën (14 tetor), në ora 20:45.