Me moton ‘Ndërtoje botën që duam, për një të ardhme më të mirë për të gjithë’, shënohet sot (12.12.22) ‘‘Dita e Mbulimit Shëndetësor Universal’, duke e vendosur në qendër të vëmendjes nevojën për Mbulimin Shëndetësor Universal dhe përparësitë e saj.
‘Dita e Mbulimit Shëndetësor Universal’, është pikë tubimi vjetor për aktivistët që të ngrenë zërin e tyre dhe të ndajnë historitë e miliona njerëzve që janë ende në pritje të një qasjeje më të lehtë për shërbime shëndetësore, t’u bëjnë thirrje udhëheqësve përkatës që të bëjnë investime më të zgjuara në shëndetësi dhe t’i kujtojnë botës rëndësinë e mbulimit shëndetësor për të gjithë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e themeluar mbi parimin, se të gjithë njerëzit duhet të jenë të aftë të realizojnë të drejtat e tyre për shëndet, në nivelet më të larta të mundshme. Në botën që duam, të gjithë njerëzit mund të kenë qasje në shërbime shëndetësore cilësore pa vështirësi financiare. Mbulimi shëndetësor universal, i nxjerr njerëzit nga varfëria, promovon mirëqenien e familjeve dhe komuniteteve, mbron nga krizat e shëndetit publik dhe na shtyn drejt shëndetit për të gjithë #HealthForAll.