Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje enorme me raste të reja pozitive me COVID-19. Nga raporti i fundit i IKSHPK është informuar se nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe për fat të mirë nuk është shënuar asnjë vdekje.
Deri më tani, mënyra më e mirë për të luftuar këtë virus mbetët vaksinimi, ku fatmirësisht ky proces po vazhdon me rregull në të gjitha qendrat.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë dhënë 943 doza të vaksinës, që dërgon në 1.777.085 doza të administruara nga fillimi i këtij procesi.
Sipas SHSKUK trajtim mjekësorë nga simptomat e COVID-19 po marrin 204 pacientë, me oksigjeno-terapi janë 130 pacientë e 5 të tjerë janë të shtrirë në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive.