Bota e sotme teknologjike ka sjellë mënyra të shumta të funksionimit, të cilat jo veç kontribuojnë në sigurinë tonë, por janë edhe në të mirë të ambientit. Komandimi i pajisjeve elektrike në shtëpi përmes pajisjeve teknologjike mbi të gjitha do të thotë para të kursyera. Inxhinieri softuerik, Endrit Toplica në një intervistë për Radio KFOR-in, ka treguar cilat janë përparësitë e automatizimit të energjisë elektrike: “Gjëja më e lehtë, janë senzorët e lëvizjes për drita, ku ofron siguri, në raste kur në ambientin e shtëpisë ose ndonjë ambient tjetër nuk ka njerëz dhe janë harruar të ndezura, si dhe përveç sigurisë, kursehet rryma dhe mbrohet ambienti. Përmes komandimit të pajisjeve, ju mundeni edhe ngrohësin elektrik të ujit (boilerin) me e ndezë automatikisht, për shembull, kur është përllogaritja e tarifës së lirë të rrymës. Përmes automatizimit të energjisë elektrike, ju mund të kontrolloni edhe ngrohjen qendrore, pra të rregulloni në atë mënyrë që ajo të funksionoi sipas një temperaturë të dhomës, duke mos shpërdoruar energjinë elektrike.”
Tashmë, përparimet teknologjike, na lejojnë të thjeshtojmë rrjedhën e punës, në një mënyrë që të jetë e matshme dhe shumë më produktive. Komandimi i pajisjeve elektrike në shtëpi përmes pajisjeve teknologjike do të thotë kursim i energjisë, kursim i xhepit, kontroll dhe mbikëqyrje e pajisjeve edhe kur ne nuk jemi në shtëpi.