Sot (21.09.20), bota shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Paqes’, e cila synon ndryshimin e figurës viktimizuese të grave që mediat e promovojnë, duke i prezantuar ato në një frymë të re, si gra vendim-marrëse që sjellin ndryshime.
Kjo ditë shënohet duke dhënë mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve. Në vitin 1981, Kombet e Bashkuara, datën 21 shtator, e shpallën ‘Ditë Ndërkombëtare të Paqes’ dhe për herë të parë u shënua një vit më vonë, në vitin 1982. Tema e vitit 2020, për këtë ditë që zgjedhet nga Kombet e Bashkuara, është ‘Të Formësojmë Paqen së Bashku’, në këtë kohë kur të gjithë e kemi të qartë se nuk jemi armiq të njëri-tjetrit, por armiku ynë i përbashkët është një virus i që po kërcënon shëndetin, sigurinë dhe mënyrën tonë të jetesës.
Indeksi i paqes për vitin që e lamë pas (2019), tregon që Islanda, Zelanda e Re, Portugalia, Austria dhe Danimarka janë vendet më paqësore në botë, ndërkaq Somalia, Afganistani, Siria, Sudani i Jugut, Jemeni dhe Iraku janë më pak paqësore.