Sot, meteorologjia është shumë më tepër sesa parashikim i motit, ajo luan një rol jetik në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së njerëzve, duke ndikuar drejtpërdrejt në sigurinë ushqimore, menaxhimin e burimeve ujore, transportin dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm për fatkeqësitë natyrore.
Çdo vit, më 23 mars, Organizata Botërore Meteorologjike përkujton hyrjen në fuqi të Konventës për themelimin e kësaj dite, e cila u miratua më 23 mars të vitit 1950, një institucion kryesor ndërkombëtar që udhëheq bashkëpunimin global në fushën e meteorologjisë, hidrologjisë dhe shkencave gjeofizike.
“Dita Botërore e Meteorologjisë” vë në pah kontributin thelbësor të shërbimeve kombëtare meteorologjike dhe hidrologjike, në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së shoqërisë dhe shënohet përmes aktiviteteve të ndryshme në mbarë botën.
Në një botë që përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha mjedisore, investimi në shkencë, teknologji dhe bashkëpunim ndërkombëtar, mbetet thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshëm, për t’u përballur me sfidat klimatike të së ardhmes.







