– Më 23 mars të vitit 1991, rock bendi alternativ R.E.M. kryesuan për herë të parë top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre të shtatë, të titulluar “Out Of Time”.
– Në këtë datë, por të vitit 1964, John Lennon botoi në Angli librin e tij të parë, të titulluar “In His Own Write”. Libri përmbante një përmbledhje me poezi surrealiste e shoqëruar me ilustrime të animuara dhe u bë libri më i shitur në Britani.
– Me datën 23 mars, të vitit 1956, Elvis Presley publikoi albumin e tij debutues “Blue Suede Shoes”. 12 këngët e tij u regjistruan në Nashville, Nju Jork dhe Memphis, midis viteve 1954 dhe 1956.







