Falë instrumenteve muzikore, ne mund të nxjerrim tinguj muzikor dhe të krijojmë tinguj unik. Nga trumbeta e deri tek piano dhe basi, me ndihmën e tyre janë krijuar simfoni të panumërta, të sofistikuara, balada rock dhe shumë këngë popullore. Shumica e njerëzve, jo vetëm njohësit e muzikës, i njohin apo ekzekutojnë në disa instrumente muzikore, por ka edhe të tillë që nuk kanë njohuri rreth disa instrumenteve të tjera, të ashtuquajtura ‘Instrumente të pazakonta’. E pikërisht sot (31 korrik), bota shënon ‘Ditën e Instrumenteve të Pazakonta’.
Ka qindra instrumente për të cilat me siguri nuk kemi dëgjuar kurrë, si balalaika e kontrabasit, e cila ka një trup të madh trekëndësh dhe luhet ose me gishta ose me fleta lëkure.
Krizali, është gjithashtu një nga instrumentet më të bukura në këtë listë të instrumenteve muzikore jo të rëndomta apo të çuditshme. Rrota e këtij instrumenti, e ndërtuar sipas modelit të kalendarit masiv, të rrumbullakët, prej guri Aztec, rrotullohet në një rreth me telat e shtrirë, duke prodhuar një tingull të ngjashëm me atë të një këlyshi.