Studime të ndryshme kanë treguar se përqafimet mund të ndihmojnë në uljen e stresit, rritjen e ndjenjës së sigurisë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërpersonale. Në një kohë kur komunikimi digjital zë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, dita e sotme, nxit njerëzit të gjejnë kohë për kontakte më të ngrohta dhe më personale me familjarët, miqtë dhe personat e afërt. Sot më 30 korrik, shënohet ‘Dita e Ndarjes së një Përqafimi’, një ditë që promovon afërsinë njerëzore, mirësinë dhe mbështetjen emocionale përmes një gjesti të thjeshtë, por domethënës, përqafimit. Kjo ditë shërben si kujtesë se lidhjet njerëzore dhe shprehja e dashurisë, miqësisë apo solidaritetit mund të kenë ndikim pozitiv në mirëqenien emocionale dhe mendore.
Edhe pse një përqafim nuk kushton asgjë, ai mund të përcjellë mbështetje, mirëkuptim dhe pozitivitet, duke e bërë këtë ditë një festë të veçantë të humanizmit dhe lidhjeve mes njerëzve.







