Edhe kjo javë që po e lëmë pas, ishte e mbushur me të reja në fushën e teknologjisë, është Kompania Huawei, e cila e ka marr seriozisht investimin në zhvillimin e platformës softuerike “HarmonyOS”, e cila u krijua për të lidhur së bashku pajisje të ndryshme, jo vetëm telefonat dhe TV, por edhe pajisje tjera, sepse sistemi operativ është me natyrë universale.
Në anën tjetër, WhatsApp po përballet me reagime të stuhishme që kur njoftoi se dëshiron të ndryshojë politikat e privatësisë, që do të lejojnë Facebook-un, të ketë qasje në të gjitha të dhënat e përdoruesve të WhatsApp dhe shërbimet e tij.
Ndryshime këtë javë solli edhe Instagrami. Aplikacioni ka njoftuar se do t’i japë përdoruesve opsionin për të fshehur pëlqimet në postimet e tyre dhe krejt kjo ka për qëllim që të mbrojë shëndetin mendor.
Këto javë u veçua edhe me një kuriozitet nga kompania Apple. Mediat teknologjike publikuan lajmin se një ‘iPhone 11 Pro’, i pretenduar të ketë logon ‘e gabuar’ është shitur për 2,700 dollar. Defekti ishte në pozicionimin dhe këndin e logos së Apple, e cila zakonisht qëndron në qendër, në pjesën e pasme të telefonit, mirëpo në këtë rast, logo është jashtë qendrës dhe anon më shumë nga ana e djathtë. Vlerësohet se një shtypje e gabuar është “jashtëzakonisht e rrallë”, me një shans “1 në 100 milionë”.