Miqësia konsiderohet një nga marrëdhëniet më të rëndësishme njerëzore, ndërsa studime të ndryshme kanë treguar se lidhjet e forta shoqërore ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor, mirëqenien emocionale dhe madje edhe në jetëgjatësinë. Në një botë ku komunikimi zhvillohet gjithnjë e më shumë përmes ekraneve, 2 gushti shërben si një kujtesë për të vlerësuar njerëzit që na qëndrojnë pranë.
“Dita e Miqësisë” çdo vit shënohet në të dielën e parë të muajit gusht dhe sivjet shënohet me datë 2 gusht dhe qëllimi i saj është të promovohet paqja, mirëkuptimi dhe solidariteti mes popujve e kulturave.
Në shumë vende, kjo ditë shënohet duke kaluar kohë me miqtë, duke shkëmbyer dhurata simbolike, kartolina, byzylykë miqësie ose mesazhe mirënjohjeje. Për të tjerë, ajo është një rast për të rikthyer kontaktet me miq të hershëm dhe për të forcuar lidhjet që vazhdojnë të kenë një vend të rëndësishëm në jetën e tyre.







