Viti 2024, po shënon një dekadë që nga themelimi i ‘Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit të Albinizmit’. Për të shënuar këtë ditë, kryesisht caktohet një temë, e tema e këtij viti është “10 vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit të Albinizmit: Një dekadë e përparimit kolektiv”. Kjo temë na fton të festojmë për hapat e bërë deri më sot, angazhimin për të ardhmen, të theksojmë përpjekjet e palodhshme të grupeve të albinizmit nga e gjithë bota, të reflektojmë mbi ndryshimet e vazhdueshme ligjore, politike dhe praktike që kërkohen ende për të garantuar gëzimin e plotë dhe të barabartë të të drejtave nga personat me albinizëm.
Çdo vit më 13 qershor ‘Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Albinizmin’, festohet për të nderuar të drejtat e njeriut të njerëzve me albinizëm, në mbarë botën. Albinizmi është një çrregullim i trashëguar i pigmentimit, i shkaktuar nga mungesa e pigmentit të melaninës në lëkurë dhe mukoza, prania e të cilit përcakton ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve. Kjo është arsyeja pse njerëzit me albinizëm kanë lëkurë dhe flokë jashtëzakonisht të bardhë. Për të rritur ndërgjegjësimin për albinizmin dhe vështirësitë me të cilat përballen njerëzit me albinizëm, veçanërisht në Afrikë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë më 18 dhjetor, 2014 dhe shpalli 13 qershorin, ‘Ditë Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Albinizmin’.