Sot nga ora 16:00 në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, do të fillojnë garat në streetball ‘Z Mobile Streetball Kosova International’.
Në këtë edicion të 13-të, do të marrin pjesë dymbëdhjetë ekipe nga të cilët 7 ekipe do të jenë vendore dhe 5 ndërkombëtare.
Organizatorët kanë njoftuar se këtë vit e kanë në fokus rininë dhe kulturën në vend.
Ndeshjet këtë vit do të mbahen në 6 qytete të Kosovës dhe për shkak të kushteve atmosferike disa nga ndeshjet do të zhvillohen edhe në ambiente të mbyllura.