28 Korriku ndryshe njihet edhe si ‘Dita Botërore e Hepatiteve’, një ditë që është e njohur zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në Maj të vitit 2016, Asambleja Botërore e Shëndetësie miratoi Strategjinë e parë Globale për hepatitin viral, i cili i detyron të gjitha vendet të punojnë drejt qëllimit të eliminimit të hepatitit viral, si një kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030.
Tema globale për ‘Ditën Botërore të Hepatitit’, për këtë vit është ‘Find the Missing Millions” (Gjeni Milionët e Zhdukur). Në mbarë botën 300 milionë njerëz jetojnë me hepatitin viral. Po nuk u kurua kjo sëmundje, miliona të tjerë do të vazhdojnë të vuajnë dhe njerëzimi do të zhduket.
Në Ditën Botërore të Hepatitit, u bëhet thirrje për të ndërmarrë veprime, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për t’u bashkuar në kërkim për të gjetur kurën për “The Missing Millions”.
Fushata globale e Shoqatës Botërore të Hepatiteve (WHA), ‘Gjeni Milionët e Zhdukur’, është një fushatë trevjeçare për rritjen e ndërgjegjësimit dhe avokimit që synon trajtimin e barrierave kryesore të diagnozës duke vënë në qendër të zgjidhjes organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetin e prekur.