Këtë të diel marsi, nga ora 17:00 deri në orën 19:00, ‘Gaia Kosova’ do të mbaj edicionin e tretë të projektit “Karavani i Tregimeve”, që do të mbahet në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, me temën ‘Mitrovica, qytet i lumenjve’. Në lidhje me këtë ngjarje, Radio KFOR-i kontaktoi zyrtarin për komunikim në GAIA, Genti Behramaj, i cili na njofoi me përmbajten e edicionit të sivjetmë: “Ky edicion i Karavani i Tregimeve, do të pasurohet me rrëfime të përjetimeve personale nga tre njerëz të Mitrovicës me etni të ndryshme, të cilët kanë apo kanë pasur të bëjnë me lumenjtë apo ujin, qoftë përmes profesionit të tyre, rekreacion apo mënyrave të tjera.”
Kjo ngjarje financohet nga Bashkimi Evropian, ku përfshihen pijet, ushqimi dhe gjithçka është pa pagesë.