Federata e Tenisit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Klubet e tenisit në Prishtinë dhe me ndihmën e sponzorëve, më 21 deri më 22 mars 2019, po organizojnë Ditët e Tenisit në Prishtinë “Tennis Fest 2019”.
Aktiviteti do të zhvillohet dy ditë në platonë e sheshit “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 18:00, me pjesëmarrës fëmijë të klasave të para dhe të dyta nga shkollat fillore publike dhe private të Prishtinës, fëmijë nga SOS Fshati dhe fëmijë me Sindromën Down. Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.