Pas triumfit dhe suksesit të madh të arritur në qershor të vitit 2011, që shënuan me edicionin e parë të festivalit ‘Ngom’, edhe këtë vit festivali do të shpalos emrat më të njohur të muzikës elektronike, alternative e deri tek muzika pop dhe rock. ‘Ngom Fest’ do të mbahet në qytetin e bukur të Prizrenit, nga data e nesërme, 13 deri më 16 korrik, 2023.
Një nga veçoritë e këtij festivali, është që përmes muzikës të bashkojë komunitetet nga të gjitha nacionalitetet vendore dhe ndërkombëtare.
Tashmë janë prezantuar edhe artistët pjesëmarrës të edicionit të 12-të. Kroot, super artisti i njohur për muzikën house dhe techno, do të jetë një nga pjesëmarrësit, pastaj Dj Jackkal, Dj Almarin, artistja Tigerhear e shumë artistë të tjerë ndërkombëtarë. Ndërsa, nga skena vendore do të performojnë Asgjë Sikur Dielli, Dafina Zeqiri, Dj Geek, Kreshnik Bejtullahu, e shumë artistë të tjerë.