Nga fotografët profesionistë e deri tek ata amatorë, çdo person që mban një aparat apo një telefon në dorë ka mundësinë të shprehë kreativitetin e tij, të ngrejë zërin për kauza të ndryshme dhe të ndajë momente që frymëzojnë. Sot, fotografia është bërë një gjuhë universale që tejkalon barrierat gjuhësore e kulturore.
Për të nderuar këtë profesion artistik, çdo vit, më 19 gusht, bota feston ‘Ditën Botërore të Fotografisë’, një datë që na kujton fuqinë e fotografisë për të ruajtur momente, për të treguar histori dhe për të lidhur njerëzit kudo në glob. Kjo ditë u zgjodh për të nderuar shpikjen e ‘’daguerreotype’’ në vitin 1839, një nga format e para të fotografisë që shënoi fillimin e një epoke të re në dokumentimin vizual.
Në këtë ditë të veçantë, le të kujtojmë se një foto nuk është vetëm një imazh, ajo është një histori, një emocion dhe një pasqyrë e jetës.







