– Sot, me 20 gusht, feston ditëlindjen këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato, e lindur në vitin 1992. Lovato ka shitur mbi 24 milionë albume në SHBA dhe ka fituar 62 çmime, përfshirë MTV VMA, Teen Choice Awards, People’s Choice Awards dhe Latin American Music Awards.
– Me 20 gusht, të vitit 2016, ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare ish-kitaristi i bendit 3 Doors Down, Matt Roberts, nga abuzimi me substanca narkotike. Grupi amerikan i rock-ut fitoi famë ndërkombëtare me këngën e tyre të parë ‘Kryptonite’. Ata publikuan albumin e tyre debutues ‘The Better Life’, në vitin 2000, i cili u bë albumi i 11-të më i shitur i vitit dhe u çertifikua me çmimin 6 herë ‘platin’, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë date të vitit 1973, The Rolling Stones publikuan baladën ikonë “Angie”, e cila u bë një nga hitet e tyre më të mëdha dhe mbërriti në vend të parë në shumë tregje botërore.







