Galeria Kombëtare e Kosovës ka shpallur thirrjen publike për artistë dhe kuratorë për përfaqësimin e Kosovës në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia, që do të organizohet nga dita e nesërme, 9 maj deri vitin e ardhshëm me datën 22 nëntor, 2026.
Thirrja është e hapur për projekt propozim të përbashkët artist-kurator apo kolektiv, për realizimin e një ose më shumë veprave të reja artistike, me qëllim të prezantimit sa më dinjitar të pavijonit zyrtar të Kosovës.
Aplikantët duhet të propozojnë projekt të ri, të konceptuar posaçërisht për Pavijonin e Kosovës.
Data e fundit për dorëzimin e aplikimit, është 20 qershor, 2025.