Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 3 Prill 2025, do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve në vend.
Gjobat e trafikut do të dërgohen drejtpërdrejt te pronari i automjetit, pavarësisht se kush e ka drejtuar atë në momentin e shkeljes.
Sipas njoftimit zyrtar, gjobat do të dorëzohen përmes Postës së Kosovës dhe platformës e-Kosova.
Nëse pronari i atuomjetit nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.
Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.
Policia e Kosovës ka apeluar që të respektoni rregullat e trafikut duke kontribuar në sigurinë rrugore!







