Nesër (22.09.18) pritet të përfundoj edicioni i 16-të, i festivalit shumëdimensional me fokus komedinë, i percjellur me muzikë dhe ekspozita të ndryshme.
Festivali komik “Komedia Fest”, i cili ka filluar më 16 shtator, programin do ta vazhdoj sonte, me shfaqjen “Maratonistët” dhe me performancën muzikore të Arian Randobrava në saksofon, në Teatrin e qytetit të Preshevës.
Edhe përgjatë këtij edicioni, programi ka qenë shumë i larmishëm, duke përfshirë, shfaqjen “50 shades of gay”, që është mbajtur në Qendrën ”Multimedia”, në Prishtinë, ”Shtëpia në kufi” në Mitrovicë, “Etërit dhe bijtë” në Pejë, “I vetëm në banesë”, në Gjilan etj.
“Komodia Fest” do të përmbyllet të shtunën (21 shtator) me shfaqjet ”Nderi i kombit” në Tetarin e Tiranës.