Ngritja e vetëdijës shoqërore për rëndësinë e mjedisit jetësor, me theks të veçantë të ajrit, ka bërë që 22 shtatori të shpallet ‘Dita Botërore pa Vetura’. Nismës globale, i është bashkuar sivjet edhe Kosova, e cila shënimin e kësaj dite e ka filliuar me “Javën e lëvizshmërisë”, me aktivitete që janë shtrirë në qytetet krysore të vendit.
Këshilltari për media në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti për Radio KFOR-in për rëndësinë e kësaj dite, tha:
“Realisht ne kemi pasur edhe në fillim të këtij viti probleme me ndotjen e ajrit dhe vazhdimisht kemi bërë apel që të mos përdoren mjete që janë ndotës të mjedisit, ndotës të ajrit dhe në këtë aspekt kemi kërkuar që mjetet që janë më miqësore me mjedisin: makinat hibride dhe elektrike të mos pagujanë taksën ekologjike sikurse veturat të cilat ndotin mjedisin dhe ato që janë më pak ndotëse.
Ne poashtu do t’i përkrahim komunat dhe kemi kërkuar vazhdimisht nga ato të investojnë në ndërtimin e shtigjeve për biçikleta, duke marrë parasysh që sidomos në kryeqytet mungojnë projekte të tilla dhe sigurisht që me ndërtimin edhe realizmin e këtyre projekteve edhe qytetarët do të vetëdijësohen dhe do të kenë hapësira”.
‘Dita Botërore pa Vetura’, e ka gjetur Kosovën me aktivitete për sensibilizimin e qytetarëve që të përdorin sa më shumë mjetet që konsiderohen miqësore ndaj ambietntit. Këto aktivitete në vend, kanë filluar më 16 shtator në qytetin e Mitrovicës, për të vazhduar më pas në Gjakovë, Ferizaj, Pejë, Prizren e për t’u përmbyllur në kryeqytet, me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.