Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sonte (25.12.19) organizon ngjarjen përmbyllëse të vitit 2019. Në ftesën dërguar mediave dhe të publikuar në faqen e tyre zyrtare, thuhet: ‘Pas një viti plot sfida, angazhime e vështirësi në ushtrimin e profesionit të gazetarisë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është kujdesur që këtë fundvit, komuniteti i gazetarëve ta përmbyllë me një event të përbashkët relaksues me kolegë dhe bashkëpunëtorë. AGK ka kënaqësinë të ju ftoj në eventin përmbyllës të vitit 2019 me dëshirën që Viti i Ri të sjell më shumë suksese e më pak probleme në punën tonë të përbashkët.’
Kjo ngjarje do të mbahet sonte në lokalin ‘Grand Depo’ në Prishtinë, prej orës 20:30.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është organizatë joqeveritare e hapur për anëtarësimin e çdo gazetari/e në Kosovë dhe ka për mision promovimin, inkurajimin, përmirësimin e gazetarisë cilësore si dhe pozitën e gazetarëve në Kosovë.