Fuqizimi i grave në fushën e ndërmarrësisë dhe biznesit, do të jetë prioritet i organizatës ‘Business Consultants Council’ dhe kompanisë ‘Melita & Partners’, të cilët do të organizojnë edicionin e dyte të aktivitetit ‘Mentoring Walk Kosova’.
Ky edicion ofron platformën mentoruese, përfitimet dhe procedurat e regjistrimit të grave në biznes, duke filluar nga nesër (05.02.19) në ambientet e ‘Innovation Centre Kosovo’, në Prishtinë.
Organizatorja e kësaj ngjarjeje Melita Ymeraga, në një intervistë për Radio KFOR-in tregoi për qëllimin e këtij organizimi global, në kuadër të organizimeve për ‘Ditën ndërkombëtare të Gruas’:
“Qëllimi i kësaj platforme mentoruese, është fuqizimi i komunitetit të grave ndërmarrëse, rrjetëzim si dhe mundësi për ndarje përvojash, sfidash dhe suksese në fushën e ndërmarrësisë në mes të grave udhëheqëse në fushën e biznesit si dhe ndërmarrëseve të reja. Në vitin 2018, mbi 133 gra udhëheqëse organizuan 150 ecje, në 60 vende të botës, duke sjell së bashku rreth 15.000 njerëz. Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte për herë të parë edhe Kosova dhe mblodhi bashkë mbi 120 gra ndërmarrëse”.
Melita na njoftoi gjithashtu se përvojën e saj të marr në Amerikë, do ta bartë në Kosovë për t’ndihmuar edhe më tepër në fuqizimin e gravë në fushat e ndërmarrësisë.