Mbi 5 mijë persona në vitin 2008, në të shtunën e parë të muajit prill, goditën njëri-tjetrin me jastëk në ambient të hapur në New York, duke shënuar kështu edhe ‘Ditën Ndërkombëtare të Goditjes me Jastëk’. Kjo ditë ka filluar të organizohet formalisht nga më shumë se 200 shtete të botës, çdo vit, në të shtunën e parë të muajit prill, si një ditë për të rikujtuar që të gjithë ne kemi nevojë të çlirohemi nga streset e rutinës së përditshme dhe të bëjmë diçka argëtuese për t’u ndjerë më të lumtur.
Sipas ‘Rekordeve Botërore Guinness’, lufta më e madhe me jastëk ka ndodhur më 18 maj, të vitit 2018, në Minesota, të Amerikës. Mbi 7 mijë persona morën pjesë në këtë aktivitet argëtues duke goditur njëri-tjetrin me jastëk.
Përveç se kjo ditë është një ngjarje argëtuese, është gjithashtu një rast bamirësie, ku shumë prej jastëkëve që njerëzit përdorin, më pas ata dhurohen për të pastrehët në shumë vende të botës. Këtë vit për shkak të pandemisë kjo ditë nuk do të shënohet me aktivitete apo me goditje me jastëk, por ju mund ta bëni atë në shtëpi, pa u lënduar.