Pandemia globale nuk ka ndaluar për asnjë moment punën në hapësirë. Në fillim të muajit nëntor të këtij viti, Agjencia amerikane e Hapësirës – NASA, njoftoi se ka konfirmuar ekzistencën e ujit në zonat e ndriçuara të Hënës, duke sinjalizuar se uji mund të jetë i pranishëm më gjerësisht nga se mendohej më parë. Zyrtarë të NASA’s njoftojnë gjithashtu se e observatori ‘SOFIA’, kishte vërejtur molekula uji në kraterin Clavius, krateri më i madh që shihet nga Toka. Të dhënat tregojnë se uji është i pranishëm në përqendrim 100-412 pjesëza për milion, i bllokuar në shtresën e dheut mbi sipërfaqen hënore.
Kur jemi te hapësira, po në muajin nëntor (2020), anija hapësinore “Crew Dragon” e SpaceX , e Elon Musk, me 4 astronautë u nisë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar. Ky është misioni i parë operativ i NASA’s, pas nisjes historike të muajit maj, që dërgoi në Stacionin Hapësinor dy astronautë të tjerë, 9 vite më parë me Space Shuttle.
E derisa në Tokë, rastet e motit ekstrem po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive, shkencëtarët po përpiqen të krijojnë programe për parashikime më të sakta të motit. Gjatë këtij muaji (Nëntor), u dha lajmi se në bashkëpunim me Agjencinë amerikane të Oqeaneve dhe Atmosferës, NOAA dhe agjencinë NASA, studiuesit po krijojnë një program për parashikimin e motit duke përdorur teknologjinë e Realitetit Virtual 3-D. Ky do të ishte një përmirësim, në krahasim me programet ekzistuese, ku të dhënat shfaqen aktualisht në formatin dy dimensional. Programi është ende në fazat e hershme, mirëpo ekspertët janë të entuziazmuar për potencialin e tij afatgjatë.